Liderë institucionalë, njerëz të artit dhe qytetarë të shumtë kanë nderuar sot veprën dhe jetën e humoristit të mirënjohur Rasim Thaçi-Cima me rastin e vdekjes së tij.
Për të nderuar aktorin e madh, Rasim Thaçi-Cima, në orët e hershme të së shtunës dolën familjarë, bashkëpunëtorë, por gjithashtu edhe politikanë e qytetarë.
Ata ngushëlluan familjen Thaci, ndërsa vendosen lule pranë fotografisë së aktorit të madh të komedisë, ndërsa u nënshkruan edhe në Librin e Përshtypjeve.
Përveç krerëve të shtetit për të nderuar jetën dhe veprën e Cimës, doli edhe ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila tha se Rasim Thaçi ishte një artist i veçantë i cili në kohë të vështira për Kosovën ka sjell gëzim dhe ka dhënë kontribut të madh për kulturën e Kosovës.
“Është një humbje e madhe për Kosovën, ka qenë një aktor, një artist i veçantë i cili na sjellte shumë gëzime, në kohë të pa kohë që kemi kaluar si Kosovë. Është për keqardhje që nga viti i kaluar e deri sot kemi humbur një plejadë të rëndësishme të cilët kanë dhënë kontribut për kulturën e Kosovës. Me këtë rast e ngushëllojë familjen por edhe gjithë miqtë dhe dashamirët për humbjen e Cimës i cili ka qenë i mrekullueshëm, por ai do të mbetet gjithmonë një figurë që do të përcjellët gjeneratë pas gjenerate me arkivin e dokumentareve të cilat do të bëhen”, tha ajo
Gjithashtu bashkëpunëtori i Cimes, Sevdai Radagoshi i pikëlluar tha se artistët e mëdhenj si Cima nuk vdesin, por jetojnë gjithmonë dhe tëtillët do të mbesin të gjallë në zemrat e popullit të Kosovës.
“Sot u nda fizikisht miku jonë artist i madh i skenës, Cima artisti i popullit, ai u nda fizikisht populli do ta kujtojnë për jete e mote. Ai nuk ka vdekur as ai as Leci ata do të jetojnë në zemrat e popullit se bënë shumë për popullin në kohën më të vështirën një popull të vuajtën e bënë me qesh…4632 Kush ka ndejt me Cimën e ka njohur, kush ka qenë Cima, këta tipa si Cima këta njerëz të mëdhenj lindin në 100 vjet, ka qenë i paarritshëm por shkoi”, u shpreh ai i pikëlluar.
Edhe aktori Naser Shatrolli, tha së fëmijërinë e tij e kishte kaluar më humorin e Cimës.
“Vërtet është ndjeshmëri është emocion që na përkujton ose na rikthen të gjithë historinë të gjitha përjetimet që i kemi parakalu ose i kemi kalu si të thuash me ato pjesë të tij artistike që i ke kalu ndër vite, sidomos tek pjesa e hershme e paraluftës ku unë si fëmijë jam rritë me humorin e tij, është vërtetë ndjeshmëri e vërtete, është emocion i veçantë… 1:58 Sot është dita ndërkombëtare e teatrove dhe sot ai si të thuash po i themi lamtumirën e fundit, po shkojnë edhe artistë d.m.th kjo pandemi nuk po zgjedh njerëz.
Varrimi i artistit që humbi jetën nga Covid-19, do të bëhet nga rrethi i tij i ngushtë familjar në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.