Sergei Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, do të qëndrojë për vizitë në Serbi, gjatë 6 dhe 7 qershorit.
Gjatë kësaj vizite, Lavrov, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiq, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, ndër takimet tjera që Lavrov do të mbajë është edhe ai me ministrin e Jashtëm të Serbisë Nikolla Selakoviq.
“Sergej Lavrov më 6-7 qershor do të jetë për një vizitë pune në Serbi. Ai do të ketë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm Nikolla Selakoviq, kryetarin e Kuvendit Kombëtar Ivica Daçiq dhe Patriarkun e Serbisë Porfirije”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kjo vizitë e Lavrov në Ballkan, konkretisht Serbi, vjen në një periudhë kur ai, si bashkëpunëtor i presidentit rus, Vladimir Putin, është nën sanksione nga shumica e vendeve evropiane.
BE tash e disa kohë po i bën thirrje Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë, thirrje këto që nuk po përfillen nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
💬#Zakharova: On June 6-7, Sergey Lavrov will be on a working visit to Serbia.
🇷🇺🇷🇸 He will have a meeting with Serbian President @avucic, hold talks with Foreign Minister Nikola Selakovic, Speaker of the National Assembly Ivica Dacic and Patriarch of Serbia Porfirije. pic.twitter.com/Ypc5elmwYR
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) June 3, 2022