Ballina Lajme Botë Fitorja do të jetë e jona, thotë Zelensky në videon e ditës...

Fitorja do të jetë e jona, thotë Zelensky në videon e ditës së 100-të (VIDEO)

Në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video prekëse.

Marketing

Në të, lideri i kohës së luftës është i rrethuar nga disa nga aleatët e tij më të afërt, përfshirë kryeministrin e Ukrainës.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu, njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!”, thotë ai, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky dhe ekipi i tij e realizuan videon përpara zyrës presidenciale të Ukrainës, në qendër të kryeqytetit.

Më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme sfiduese, nga i njëjti vend.

Më pas, Zelensky sapo kishte refuzuar ofertat e Perëndimit për t’u evakuuar nga Kievi, duke thënë të famshmen “Unë kam nevojë për municion, jo udhëtim”.

Tani, 100 ditë më vonë, ai mbetet në post ndërsa lufta vazhdon.

Exit mobile version