Bashkëpunim ndërkombëtar me rastin e 9 majit – Ditës së fitores kundër fashizmit

Departamenti i Edukimit dhe Kërkimit të Holokaustit në Institutin për
Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup dhe MA Klodeta Cane, një
eksperte në studimet e Holokaustit dhe aktiviste, e diplomuar në Programin Ndërkombëtar të Masterit Weiss-Livnat në Studimet e Holokaustit në Universitetin Haifa filloi takimin a parë për Bashkëpunimin Arsimor Ndërkombëtar Izraelito-Maqedonas me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe Ditën e Evropës.

Marketing

Gjatë takimit, Dr. Skender Asani, Drejtori i Departamentit nga Maqedonia, prezantoi arritjet e deritanishme në edukimin mbi Holokaustit, duke iu referuar posaçërisht botimeve të
ITShKSh-së.

Në bisedë me eksperten Cane, ne shqyrtuam gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit të
ndërsjellë dhe projekteve si afatshkurtra dhe afatgjata që mund të zbatohen së bashku në të ardhmen e afërt. Programi Ndërkombëtar Weiss-Livnat në Studimet e Holokaustit ka dëshmuar arritje profesionale në krijimin dhe edukimin e një brezi të ri të studiuesve dhe edukatorëve të Holokaustit. Ne u njohëm me punën e tyre dhe gëzuam mbështetjen e tyre për arritjet tona. U diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm të nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit të përbashkët që hap rrugën për bashkëpunimin midis dy institucioneve tona arsimore.

Marketing