Bashkëpunim ndërshtetëror për stërvitje ushtarake “GoditjeVendimtare”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë miratimin për zbatimin e stërvitjes ushtarake “GoditjeVendimtare”, e cila do të kryhet nga ushtria maqedonase së bashku me 2000 trupa amerikane, 25 ushtarë nga Shqipëria, po kaq nga Bullgaria e Lituania, si dhe 100 ushtarë nga Mali i Zi.

Marketing

“Stërvitja ka për qëllim arritjen e ndërveprueshmërisë me forcat e armatosura të vendeve pjesëmarrëse, në mënyrë që të lejojë kontribute të rritura në operacionet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të NATO-s”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski.

“Goditje Vendimtare” do të jetë në disa faza, që nga 20 maji e deri më 15 korrik”, shtoi zëdhënësi.