Bashkëpunimi dinamik midis RMV dhe Komisionit Evropian: Takimi i ministres Bozhinovska me Valentina Supertin

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zhvilloi takim pune me Valentina Supertin, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor (ENEST. B), Drejtoria e përgjithshme për fqinjësinë dhe zgjerimin (DG NEAR), Komisioni Evropian.
Takimi u iniciua nga drejtoresha Superti me qëllim takimin dhe shkëmbimin e mendimeve mbi prioritetet në sektorin e energjisë, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Komisionin Evropian, si dhe për të identifikuar projekte dhe mekanizma të rinj të përbashkët për të mbështetur proceset e reformave.
Fokusi i bisedës ishte në mundësitë e mundshme për mbështetje financiare dhe teknike nga KE, veçanërisht në pjesën e zhvillimit të infrastrukturës energjetike, rritjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, digjitalizimit të industrisë dhe avancimit të kuadrit legjislativ në përputhje me standardet evropiane.
Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane për transformimin e sektorit energjetik, ndërsa drejtoresha Superti nënvizoi angazhimin e Komisionit Evropian për nxitjen e reformave strukturore dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe hapi hapësirë për komunikime intensive në të ardhmen dhe hapa konkretë drejt forcimit të partneritetit me Komisionin Evropian.

Marketing