“Maqedonia e Veriut e ka sjellë vendimin i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën qeveritare për lejimin e eksporteve të produkteve siç është vaji i lulediellit, por edhe të produkteve tjera, të cilat kryesisht janë edhe impute për prodhimin e produkteve finale nga kompanitë prodhuese në Shqipëri dhe në vendet tjera të rajonit”, kështu bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.
Ministri Bekteshi, potencoi se në vazhdimësi me Republikën e Shqipërisë ka pasur rritje të bashkëpunimit tregtar, por edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Bekteshit, vetëm vitin e kaluar shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ka kaluar shumën prej 200 milionë euro, për dallim nga vitet e kaluara ku ka qenë 140 milionë euro.
“Kemi pasur bashkëpunim shumë të frytshëm me Republikën e Shqipërisë, edhe në të kaluarën. Por me siguri edhe gjatë periudhës gjatë krizës edhe nga aspekti energjetik por edhe ekonomik. Kemi ndarë eksperiencat mes dy vendeve me të vetmin qëllim që sa më lehtë ta ballafaqojmë këtë krizë, e cila në rajonin e Ballkanit Perëndimor është krizë e importuar, për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës dhe faktorët e brendshëm të krizës janë minimale apo pothuajse nuk ekzistojnë, duke marrë parasysh që vitet e kaluara nuk kanë qenë vite të mrekullueshme sa i përket bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, por edhe rritjes së bashkëpunimit tregtar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Bekteshi.
Ndër të tjera, ministri Bekteshi, gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut përkrah çdo iniciativë dhe kjo me qëllim që të ndikojmë në rritjen ekonomike dhe rritjen e standardit jetësor e cila është edhe si parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ministri Bekteshi, bëri të ditur se në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, ditëve në vijim do të ketë takime të tjera ku do të diskutohet për tema që kanë të bëjnë me thitjen e investimeve dhe promovimin e turizmit të të dy vendeve.
“Iniciativat të cilat promovohen në bazë ditore nga kryeministrat e dy vendeve tona, japin rezultate e duhura në veçanti në kohë krizash dhe për këtë qëllim Maqedonia e Veriut përkrah çdo iniciativë me qëllim që të ndikojmë në rritjen ekonomike, dhe në rritjen e standardin jetësor, si parakusht dhe parapërgatitje për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian të të dy vendeve. Ditët në vijim në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të kemi edhe takime tjera, ku do të diskutojmë në tema që kanë të bëjnë me thithjen e investimeve dhe me promovimin e turizmit të të dy vendeve. Dhe më gëzon fakti që nga Maqedonia e Veriut, në veçanti pas pandemisë është rritur konsiderueshëm numri i turistëve të cilët e vizitojnë Republikën e Shqipërisë dhe shumë turistë nga Shqipëria kanë vizituar Maqedoninë e Veriut. Konsiderojmë se qytetarët e të dy vendeve kanë nevoj që të njohin edhe bukurit dhe të vizitojnë vendet tona të cilat zhvillohen dita ditës”, tha ministri Bekteshi.
Nga ana tjetër, ministrja e Financave dhe Ekonoimsë së Shqipërisë Delina Ibrahimaj takimin me ministrin Bekteshi e vlerësoi të frytshëm, duke shtuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë bilaterale. Ibrahimaj, vuri theksin në nismën “Ballkan i Hapur”, e cila potencoi se në kuadër të kësaj nisme janë marrë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, si dhe do të vijojnë të lehtësojnë tregun e përbashkët dhe qëndrushmërisë ekonomike.
“Takimi ishte i frytshëm, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë marrëdhënie bilaterale, shumë të mira, të cilat janë përfocuar nga viti në vit. Në fakt në kuadër të nismës “Open Ballkan”, kemi marrë disa vendime për lehtësimin e tregtisë, për lehtësimin e lirë të njerëzve, të punës dhe kemi në plan të vijojmë të lehtësojmë tregun e përbashkët dhe qëndrueshmërinsë ekonomike. Kemi vendosur që do të marrim të gjithë ato hapa që më tutje pastaj do të na lehtësojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Si në kuadër të nismës “Open Ballkan” dhe të të gjitha marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe në kuadër të CEFTA-s. Biseduam në detaje për efektet që kriza ekonomike ndikoi nga agresioni rus. Kanalet e tregtisë dhe kanalet e shkëmbimit tregtar janë kryesore me qëllim përballimin sa më të mirë. Furnizimin e populates me ato produkte të cilat janë jetike dhe të domosdoshme për t’u tregtuar. Me Maqedoninë e Veriut dhe dua të falënderoi ministrin Bekteshi, pasi që Maqedonia e Veriut nesër do të marrë vendim të rëndësishëm i cili do të qelë eksportet e vajit të lule diellit për Shqipërinë, i cili product kryesisht importohej nga Ukraina dhe ka pasur një mungesë në tregjet ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Siguroj që marrëdhëniet mes dy vendeve në kuadër të tregtisë do të vazhdojë të jetë shumë e mirë dhe do të vazhdojmë të lehtësojmë të gjitha procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të “Open Ballkan”, tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.