Bashkëshortja e Shpat Kasapit falënderon Labinot Tahirin për mbështetjen: Nuk kam fjalë sinqerisht

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka reaguar në rrjetet sociale pas ndihmës së ofruar nga këngëtari Labinot Tahiri të dhe djalin e saj, Roelin.

Në mesazhin e publikuar, ajo shprehu mirënjohjen Labin, duke theksuar respektin dhe dashurinë që ai kishte treguar ndaj Shpatit gjatë kohës sa ai ishte gjallë.

“Labinot Tahiri, të faleminderit shumë. Mirënjohëse pa fund që e ke dashur dhe respektuar Shpatin sa ishte gjallë dhe tani na mbështet mua dhe Roelin”, ka shkruar ajo.

Postimi

Ajo dukej e prekur nga gjesti i tij, teksa më pas u shpreh: “Nuk kam fjalë sinqerisht”.

Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Roelin.

Gjesti human i Labit djalin e Shpat Kasapit – do të ndajë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore Roelin

Këngëtari nga Tetova ishte një nga emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe shumë këngë të dashura publikun.

Nga ana tjetër, Labi premtoi se nga çdo aheng e mbrëmje do t’i ndajë nga 150 euro Roelin. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF