Avokati Spartak Ngjela jo vetëm që e mbështet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por theksoi se edhe një nismë e tillë ka edhe bekimin e ndërkombëtarëve. Sipas tij, Serbia ka filluar të trembet nga bashkimi kombëtar i dy shteteve. “Do vinte një ditë si kjo sepse nuk e ka filluar Rama këtë proces, por Ramush Haradinaj. Ai është personi që i është drejtuar patriotizmit dhe bashkimit kombëtar. Rama çfarë duhet të bënte dhe pse e bëri? Ne nuk e dimë arsyen politike të Ramës. Ai deri tani ka qenë për destabilizimin dhe të shkonte mendja që edhe këtu ka shkuar për të krijuar një acarim, qoftë një acarim serbo-shqiptar. Nuk e krijoi dot.
Atëherë nuk e dimë se kush e ka çuar dhe pse ka vajtur sepse është trembur Vuçiç. Nuk u ngrit tensioni në Beograd. Nuk mund ta shikojmë të shkëputur deklaratën e Ramës me 100% e taksës ndaj Serbisë. Tani të shikojmë politika e kujt është. Rama vajti dhe u fut në këtë qerthull. Në BE është ngritur kjo çështje”, tha Ngjela. Sipas tij, është në interesin tonë që të ndodhë bashkimi kombëtar. “Një qipriot i kërkoi llogari Ballës dhe Balla u tall me të. Nuk i kërkoi llogari Gjermania apo Franca. Shqipëria është e fortë dhe politika drejtohet nga shtabe të tjera, jo nga analistët e paguar nga Serbia. Ne dimë që Vuçiç qe trembur dhe tha duhet të rishikojmë historinë 600-vjeçare. Kjo histori tregon që ti ore zotëri je etni pa truall. Ai tha indirekt që nuk i ka më fuqitë në favor sepse ata nënë edhe babë kanë Uashingtonin. Gjithë ky involvim për një rikrijim të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor nuk është skema jonë. Është interesi ynë”, deklaroi Spartak Ngjela.