Basketboll: “Çairi 2030” shpallet edhe kampion i Ligës së Dytë

Klubi i basketbollit “Çairi 2030” me fitoren në ndeshjen e fundit të kampionatit në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut kundër Strumicës me rezultatin 91-79, zyrtarisht u shpallë kampion dhe ngriti trofeun për titullin e fituar në sezonin 2021/2022

Marketing

Ndeshja e zhvilluar në qendrën sportive “Kale” në Shkup dëshmoi cilësitë e skuadrës së Çairit dhe në asnjë moment nuk erdhi në dyshim fitorja, pasi në tribuna kishin edhe përkrahje nga tifozët e vet. Për skuadrën që drejtohet nga trajneri Erhan Ramadani është ky suksesi më i madh pas shtatë viteve të themelimit të skuadrës “Çairi 2030”.

Ndryshe dy ekipet që luajtën në finale Çairi 2030 dhe Strumica tanimë kanë siguruar edhe kualifikim në Superligën e basketbollit pë meshkuj dhe në sezonin 2022/2023 do të jenë në mesin e 12 skuadrave elitare në vendin tonë.