Bastisen zyret e Juventusit, kjo është arsyeja
Juventusi e ka konfirmuar se klubi është duke bashkëpunuar me policinë, pasi u lansua një hetim rreth transferimeve të gjigantit italian.
Hetimi ka të bëjë me ‘përfitimet nga lojtarët’, të drejtat e regjistrimit mes viteve 2019/2021.
Presidenti, Andrea Agnelli dhe zëvendës-presidenti, Pavel Nedved së bashku me shefin e financave, Stefano Cerrato janë gjithashtu duke u hetuar.
Besohet se policia bastisi zyret e Juves në Torino dhe Milano.
Prokurorja nga Torino, Anna Maria Loreto potencoi se hetimet po bëhen për t’u verifikuar nëse kokat e Juventusit dhanë informacione fallco rreth investitorëve dhe lëshuan fatura për transaksione jo ekzistente.
Juventusi publikoi një komunikatë të shtunën, duke thënë se klubi ‘po bashkëpunon me hetuesinë dhe beson se do të qartësohet gjithcka.’