Tek ish kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov janë gjetur më shumë se 1.000 monedha me vlerë arkeologjike të gjetura në disa zona të këtij vendi, shkruan TV24. Prokuroria konfirmon se me kërkesë të prokurorit, Gjykata e Velesit sot ka lëshuar urdhër për bastisje. Nuk ka informacion shtesë rreth hetimit. Përndryshe, Panov para dy vjete u dënua me dy muaj burg për ryshfet gjatë zgjedhjeve, mirëpo vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit dhe u kthye në rigjykim.