Bastisja në shtëpinë e Selimit, avokati: Janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë

Avokati Artan Qerkini është deklaruar për bastisjen në shtëpinë ë ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Marketing

Qerkini theksoi së Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por, sipas tij bastisja është kryer meqë mendohet se në shtëpinë e tij mund të këtë pasur prova që ndërlidhën me procedimet penale për pengim të drejtësisë.
Ai tha së ka vërejtje për urdhrin e bastisjes, sepse siç tha ai nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjorë, i cili sipas tij cenon privatësinë e personave.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e Sylejman Selimit. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

Ne i kemi disa vërejtje në vet urdhrin, mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon disa të drejta kushtetuese të personave, sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi, me një urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Mirëpo në të gjitha këto çështje do t’i adresojmë në kohë dhe pranë institucioneve përkatëse të Dhomave të Specializuara”, theksoi Qerkini.

Avokati Qerkini nuk dha detaje se a është gjetur diçka gjatë bastisjes në shtëpinë e Selimit. /kp/

Marketing