Bastisje në burgun e Idrizovës

Në mëngjes policia ka kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike.

Marketing

Sipas PTHP-së aksioni është ndërmarrë për shkak të dyshimeve për veprime penalo-juridike dhe për të siguruar prova.

Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, për MIA-n ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një sasi e madhe e gjësendeve të jashtëligjshme.

Sipas njoftimeve të mediave pretendohet se policia ka pasur njohuri se në këtë burg po përgatitet përplasje midis dy grupeve rivale.

Bastisje në Burgun e Idrizovës pati edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, ku sic njoftuan nga MPB-ja, ishin konfiskuar 63 celularë, 82 thika si dhe drogë. Gjatë aksionit ishin lënduar të burgosur por edhe policë.

Në këtë aksion, disa të burgosur kishin dëshmuar se kishin pësuar lëndime të rënda pasi ishin rrahur nga policia.

Avokati i Popullit në raportin për ngjarjet në Burgun e Idrizovës kishte konstatuar se policia ka tejkaluar autorizimet gjatë aksionit.

Marketing