Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar persona të dyshuar si të lidhur me një rrjet të trafikut të kokainës dhe marihuanës.
Ekipet policore kanë kryer bastisje në Haraçinë, Nerez, Radushë dhe disa vende të tjera, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për sot ka paralajmëruar më shumë detaje.
Dy ditë më parë ka ndodhur një aksion policor në zonën e Shtipit, ku janë ndaluar disa shtetas maqedonas dhe të huaj.