Dje, në ora 09:30 në rrugën “Stevo Filipoviq” në Kumanovë është arrestuar K.G.(19) nga Kumanova, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, siç thuhet më tej në njoftim, është gjetur dhe marrë marihuanë, fara dhe pjesë të bimëve të kanabisit, vazi me bimë kanabisi.
Ai është mbajtur nën arrest në stacion polcor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim adekuat.