Bastisje në Kumanovë, gjendet kokainë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së sotme në Kumanovë, njësiti për luftë kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë ka privuar nga liria  33 vjeçarin F.I. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Marketing

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Aktuale.mk