Izraeli thotë se më shumë se 30 raketa janë lëshuar nga Libani jugor

Ushtria izraelite ka thënë se një breshëri e raketave janë lëshuar nga Libani për pasi policia izraelite sulmoi palestinezët brenda xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit për natën e dytë me radhë.

Marketing

Sirenat paralajmëruese kishin rënë në qytetin Shlomi dhe në Moshav Betzet në Izraelin verior, tha ushtria. Kjo ishte raketa e parë që u lëshua nga Libani drejt Izraelit që nga prilli i kaluar.

Ushtria izraelite më vonë postoi në Twitter se 34 raketa ishin lëshuar nga Libani, 25 nga ato ishin ndaluar dhe të paktën katër kishin shpërthyer në Izrael.

Sulmi me raketa u pasua nga një shpërthim artilerie izraelite përtej kufirit, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit por pa raportuar për ndonjë viktimë.

Sipas raportimeve libaneze, artileria izraelite gjujati “disa predha nga pozicionet e saj në kufi” drejt periferisë së dy fshatrave pas lëshimit të raketave të tipit Katyusha në Izrael.

Ushtria izraelite, megjithatë, i tha AFP se nuk ishte hakmarrë.  Një zëdhënës ushtarak izraelit për sulmin e  fajësoi grupin palestinez Hamas në Liban.

Avichay Adraee tha gjithashtu se qeveria libaneze ishte përgjegjëse për çdo raketë të lëshuar nga territorit i saj.

“Ne po hetojmë mundësinë e përfshirjes së Iranit në sulmin me raketa nga Libani”, shtoi Adraee në Tëitter.

Më herët, burime të sigurisë i kishin thënë agjencisë së lajmeve Reuters se raketat ishin lëshuar nga fraksionet palestineze dhe jo nga grupi libanez Hezbollah, shkruan AlJazeera.