Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit

Nëpunës të SPB Ohër gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të dy personave nga Ohri, të dyshuar se janë kryerës të veprës penale keqpërdorim i të dhënave personale dhe shkelje e Kodit Zgjedhor.

Marketing

Sipas njoftimit nga SPB – Ohër, pas të dhënave operative të marra paraprakisht për fotografimin e listave zgjedhore dhe fletëve të votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 24 të muajit të kaluar, gjyqtari në procedurë të mëparshme ka dhënë urdhër për bastisjen e banesës dhe lokalet ndihmëse të M. M. (51) nga Ohri dhe T.C.T (44) nga Ohri, të dy anëtarë të këshillit zgjedhor të propozuar nga një parti politike.

Gjatë kontrollit u gjetën dy celularë, në të cilët u zbuluan foto nga lista zgjedhore me të dhëna personale të votuesve në listën zgjedhore, foto të fletëve të votimit me numër të rrethuar të dërguar nga zgjedhësit si dëshmi se kanë votuar për një kandidat dhe më pas janë shpërndarë në grupe në një aplikacion.

Sipas njoftimit, të dy personat janë marrë në bisedë zyrtare.