Nga MPB njoftuan sot se ësht bastisur një shtëpi në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Bastisja, siç thuhet, është kryer me urdhër gjykate, ndërsa janë gjetur para të falsifikuara dhe armë.
“Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (08-janar) nga ora 08:00 deri në ora 10.00 kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit I.A. në Shipkovicë të Tetovës. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur: një pushkë automatike, dy korniza, 12 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 4020 euro dhe 300 franga, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe marrë për ekspertizë”, thonë nga SPB – Tetovë.
Nga ky sektor njoftojnë se rasti është zbardhur dhe dokumentuar