Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Kisella Vodë, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore, kanë bastisur një shtëpi dhe objekte të tjera në disa lokacione në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
“Është kontrolluar në rrugën “Rilski Kongres” në shtëpinë e S.T. (67), dhe në rrugën “Aleksandar Bujunov” në dy shtëpi në pronësi të M.Z. (63). Gjatë kontrollit është gjetur një armë dhe pajisje të ndryshme për gërmimin e kriptovalutave (16 kreshta me 99 kartela grafike, 1 majner) me të cilat është vjedhur energjia elektrike, gjë që është konfirmuar edhe nga përfaqësues të EVN-së”, njoftojnë nga MPB.
Në konsultim me Prokurorin Publik, mjetet do të konfiskohen, ndërsa personat do të mbahen në paraburgim dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.