Mbrëmë (23.05.2022), pas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga gjykata për bastisje të një shtëpie, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe nga Njësiti për tregti të paligjshme nga SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e ZV (65) në Shkup, raporton KlanMacedonia.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dy pako me amfetaminë, një pako me marihuanë dhe një peshore, ndërsa gjatë kontrollit në zonën përreth shtëpisë janë gjetur pesë pako të mëdha amfetamine dhe pako me marijuanë, të groposura në lokacione të ndryshme. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.