MPB-ja njofton se gjatë një aksioni të përbashkët të SPB-Shkup – Departamenti për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë dhe Departamenti për polici kriminalistike, pas urdhërit paraprakisht të siguruar nga gjykatësi I procedurës paraprake të Gjykatës Penale – Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 22 vjecarit L.G nga Komuna Gjorce Petrov e Shkupit.
Gjatë bastisjes, sipas MPB-së, janë gjetur tre paketime me amfetamin, peshore digjitale, marijuana dhe para për të cilat ekzistojnë dyshime se e kanë origjinën nga shitja e drogës.
L.G është ndaluar në stacionin policor dhe në Prokurorinë kompetente kundër tij do të ngritet kallëzim penal për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
MPB-ja njofton se edhe gjatë festave të Vitit të Ri do të vazhdojë me masa dhe aktivitete të përforcuara kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë./