Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Sot (23.02.2023) në ora 08:00 në Strumicë, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria M.T.(42) nga Strumica.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një materie e bardhë, tableta dhe një peshore dixhitale.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.