Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës të hënën ka kryer bastisje në një lokacion të caktuar në Mitrovicën e Veriut, pas marrjes së informatave për praninë e substancave narkotike.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Gjatë bastisjes në këtë shtëpi, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake, përfshirë:

– 1 armë zjarri AK-47;

– 2 granata dore M-75;

– 2 radiolidhje;

– 2 antiplumba;

– Kapelë dhe dorëza;

– Çantë ushtarake;

– Karikatorë të zbrazët dhe të mbushur me fishekë të pistoletës;

– Harta;

– Rrip brezi;

– Sprej dhe thikë;

– Shall kamuflazhi;

Dy persona të dyshuar, me inicialet A.J., i lindur në vitin 1992, dhe V.J., i lindur në vitin 1978, nuk u gjetën në shtëpi gjatë bastisjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar dhe armët ilegale në veri të vendit.

Hetimet mbi këtë rast janë në vazhdim./Telegrafi/