Bastvënësi më fatlum ndonjëherë: Vendosi 20 cent, fitoi 33,398 mijë euro!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Suedi me një bastvënës.

Marketing

Sipas raporteve atje, një person ka vendosur bast vetëm 20 cent duke fituar 33,398 mijë euro.

Personi anonim vendosi një bast të rrallë, pasi parashikoi një podium befasues në garën e Monza të Formula 1.

Ai vendosi që Gasly, Sainz dhe Stroll të përfundonin në tre pozitat e para në garën e Çmimit të Madh të Italisë.

Dhe për fatin e tij, gara solli një verdikt surprizues nga rrethanat që ndodhën, pasi favoritët nuk patën ditën e tyre dhe ai arriti t’i fitonte mbi 33 mijë euro… me vetëm 20 cent.