Bateria që rri e mbushur pesë ditë

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra.

Marketing

Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, siç transmeton shqip, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të karikuar pajisjet për më shumë kohë. Megjithatë, kjo lloj bateria ka një jetëgjatësi më të shkurtër dhe përpjekjet e mëparshme për prodhimin në masë të saj kanë dështuar.