Batisje në qendër të Shkupit, konfiskohen 4kg marijuhanë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB), njofton se sot në nje garazhë në qendër të Shkupit është gjetur dhe konfiskuar 4 kilogramë marijuhanë.

Marketing

“Me datë 02.11.2024, njësiti për tregti të paligjshme në Shkup, me urdhër të mëparshëm të Gjykatës Themelore të Shkupit, ka kontrolluar garazhin në qendër të Shkupit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar rreth katër kilogramë marijuhanë, të paketuara në disa pako. Sipas urdhrit të prokurorit, marijuhana e gjetur është hequr dhe dorëzuar në ekzaminim dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing