Bayer Leverkuseni ka varguar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit gjerman.
Granit Xhaka me Bayerin shënuan fitore me rezultat 5:1 ndaj Darmstadt-it.
Xhaka është paraqitur titullar deri në minutën e 80-të, duke kontribuar në fitoren e thellë.
closevolume_off
Xhaka në minutën e 31-të është ndëshkuar me karton të verdhë.
Për Bayerin shënuan Boniface (21′ e 61′), Palacios (49′), Hofmann (67′) e Hlozek (83′) dhe për mysafirët realizoi Vilhelmsson (25′).
Bayer kryeson me 9 pikë dhe Darmstadt është në pozitën e fundit me 0 pikë.