Bayern heq dorë nga blerja e James

Bayerni Munchen ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e James Rodriguezit, shkruan Bundesliga.de.

Marketing

Kolumbiani prej dy sezonesh është pjesë e bavarezëve, ku ka luajtur në formën e huazimit nga Reali me të drejtë blerje për 42 milionë euro.
Kjo marrëveshje, është e vlefshme deri më 15 qershor.
Destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë kampionati italian, Napoli.

Qëndrimi ose jo i kolumbianit varej shumë nga vendimi i trajnerit Niko Kovac.
Ky i fundit ka vendosur që të mos e ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Në sezonin e parë tek bavarezët, kur drejtoheshin nga Jupp Heynckes, Rodriguez kishte një rol të rëndësishëm në skuadër.
Lëndimet e shumta që e kanë përcjellur, por edhe mosaktivizimi kanë qenë faktorë që e kanë penalizuar atë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kolumbiani do të transferohet te Napoli apo diku tjetër, pasi në radhët e Realit të Madridit duket si diçka thuajse e pamundur.

Marketing