Bayern Munich ka përshëndetur edhe zyrtarisht Ivan Perisicin, i cili do të kthehet te Interi.
Klubi bavarez, në rrjetet e saja sociale, falënderoi sulmuesin kroat me imazhin e tre trofeve të fituara nga ekipi gjerman këtë sezon.
“Faleminderit për gjithçka Ivan”, ky është mesazhi i klubit pas fjalëve të trajnerit Hans Flick.
Skuadra gjermane ka vendosur të mos e blejë kroatin nga Interi, ashtu si Coutinhon dhe Odriozolan.