Bayern Munich ka marrë rezultat të jashtëzakonshëm nga ndeshja e parë në ‘Stamford Bridge’, duke i mposhtur vendasit e Chelseas 0-3.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, me golat që ishin ruajtur për pjesën e dytë.
Serge Gnabry ishte lojtari që shënoi dy gola të shpejtë për Bayern Munich (51’, 54’), për rezultatin 0-2.
Në minutën e 76’, kampionët e Bundesligës shënuan edhe golin e tretë, me anë të sulmuesit polak Robert Lewandowski.
Me këtë epërsi, Bayern Munich ndodhet shumë pranë kalimit në çerekfinale, e cila do të vërtetohet nga ndeshja e kthimit në ‘Allianz Arena’.