Callum Hudson-Odoi është i vendosur që të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar Bayern Munich.
‘The Sun’ shkruan se i riu Hudson – Odoi, mund të transferohet në Gjermani.
Është Bayern Munich që e ka identifikuar Hudson Odoi si pasues të Arjen Robben, dhe lojtari tashmë ka pranuar kushtet personale për një marrëveshje me kampionët e Gjermanisë.
18 vjeçari shihet si pasues i holandezit Arjen Robben, që ka njoftuar që në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich, me gjasa të mëdha për t’u rikthyer në Holandë.
Edhe pse Chelsea deri më tani ka refuzuar oferta të shumta të Bayernit, është dëshira e lojtarit që mund të shty ‘Blutë’ të heqin dorë nga vendosmëria e tyre./Lajmi.net/