Bayern Munich thërret konferencë të papritur për media, a do të shkarkohet Kovac?

Bayern Munichu e ka thirrur një konferencë të papritur për media për të premten, pra sot, në mëngjes, derisa trajneri Niko Kovac vazhdon të përballet me presion të madh.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, kryetari Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, do të marrin pjesë në konfercë e cila nis në orën 12:00, transmeton Express.

Marketing

Tri figurat kyce të Bayernit nuk dalin zakonisht së bashku në konferenca për media, dhe kjo ka bërë që mediat gjermane të shkruajnë se e gjitha ka të bëjë me të ardhmen e trajnerit Niko Kovac.

Ndërkohë, Arsene Wengeri është përfolur si mundësi për ta marrë drejtimin e gjigantit gjerman, pasi këtë javë zbuloi se dëshiron të rikthehet në futboll në janar, pasi e braktisi Arsenalin në verë.

Kovac nuk po kalon momente të mira në sezonin e tij të parë si trajner i Bayernit, pasi skuadra e tij nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë, duke i humbur dy dhe barazuar në një herë, teksa renditet në vendin e 6-të në tabelë.

Marketing