Bayern Munich janë në hapat e fundit të finalizimit të marrëveshjes me Noussair Mazraoui.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i skuadrës së Ajax Amsterdam, Mazraoui vazhdon të jetë pjesë e zërave që e lidhin me një largim të mundshëm nga ‘ArenA’.
Raportimet e fundit nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Bayern po punon që të finalizojë marrëveshjen me Mazraoui sa më parë të jetë e mundur, përcjell lajmi.net.
Bavarezët duan të përshpejtojnë procedurën për të shmangur ndonjë propozim të mundshëm nga klube të tjera.
Marrëveshja verbale mes kampionëve të Bundesliga dhe lojtarit është arritur javë më parë.
Lojtari pritet të kalojë në ‘Allianz Arena’ si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Ajax skadon në fund të sezonit.