21:50 | 13 Prill 2021
21:50 | 13 Prill 2021
Pas 45 minutave, dy ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve kanë përfunduar, ku Chelsea është duke barazuar 0-0 ndaj Portos, ndërsa Bayern Munich po fiton 1-0 ndaj PSG-së.
Chelsea me rezultat 0-0 me Porton, por është shumë e ‘qetë’ pasi po fiton me rezultat të përgjithshëm 2-0, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, ‘Bavarezët’ janë duke i shndërruar fjalët e tyre para ndeshjes në realitet dhe po fitojnë 1-0 ndaj PSG-së, në Paris.
Choupo Moting ka shënuar gol në minutën e 40-të, vetëm pas disa sekondave kur Neymar goditi dy herë shtyllën.
Pjesa e dytë do të na njoftojë përfundimisht me gjysëmfinalistët e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/