Në betejën e nervave për Robert Lewandowski, Bayern nuk humbet shansin të ironizojë me Barcelonën. Të zemëruar për presionin e vazhdueshëm mediatik nga Spanja dhe ndikimin negativ të situatës te sulmuesi, kampionët e Bundesligës nuk janë kursyer.
Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayern-it, kanë njoftuar homologët katalanas se duhet të parapaguajnë shifrën e plot të kartonit të Lewandowski-t.
Argumenti i përdorur lidhet me faktin se “bavarezët besojnë që për shkak të krizës së thellë financiare, Barcelona rrezikon të mos ekzistojë më pas një apo dy vjetëve”.