Bayern Munich e ka nisur furishëm mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.
‘Bavarezët’ kanë mposhtur 4:0 Atletico Madridin në ndeshjen e xhiros së parë në ‘Allianz Arena’.
Kingsley Coman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, kur shënoi për 1:0.
Në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0.
Corentin Tolisso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se Kinglsey Coman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0.