Bayerni nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2022.
Bavarezët kanë pësuar disfatë me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Monchengladbach.
Pavarësisht se e hapën sfidën të parët, mysafirët bën një përmbysje të madhe.
Lewandowskit i’u deshën vetëm 18 minuta për të realizuar golin e parë të vitit 2022, duke i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij.
Sidoqoftë mysafirët e përmbysën rezultatin shpejtë duke realizuar dy herë brenda katër minutave.
Fillimisht Florian Neuhaus i barazoi shifrat në minutën e 27-të, përpara se mbrojtësi Stefan Lainer të kalonte në avantazh skuadrën e tij në minutën e 31-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë me rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë vendasit bën përpjekje të madhe për ta barazuar së paku rezultatin, duke e rrezikuar disa herë portën kundërshtare, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura, duke u njoftuar kështu me humbjen e parë në ndeshjen e parë të vitit 2022.
Pavarësisht humbjes, bavarezët qëndrojnë si lider të padiskutueshëm me 43 pikë të mbledhura në 18 xhiro, teksa Gladbach pas pesë ndeshjeve pa fitore në Bundesliga, rikthehen me një fitore të madhe duke triumfuar ndaj kampionëve, për tu pozicionuar në pozitën e 11-të me 22 pikë të mbledhura.