Ballina Sport Bayerni falënderon në gjuhën shqipe

Bayerni falënderon në gjuhën shqipe

Bayern Munich është një nga skuadrat më të mëdha europiane dhe padyshim në Gjermani kanë sunduar gjithmonë. Klubi gjerman historinë dhe triumfet e veta i ka shtrirë pothuajse në të gjitha  vendet duke bërë kështu fansa në shumë pjesë të rruzullit. Një prej atyre vendeve është dhe Shqipëria. Shqiptarët prej vitesh kanë shfaqur një “dashuri” për kombëtaren gjermane dhe në këë mënyrë një pjesë e madhe janë bërë gjithashtu edhe tifozë të Bayern Munich, aq shumë saqë flamuri kuqezi nuk mungon pothuajse në asnjë ndeshje në “Allianz Arena”.

Marketing

Teksa kampionati është mbyllur dhe të gjitha janë duke pritur ndërrimin e viteve, klubi gjerman ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të falenderuar tifozët e tyre për mbështetjen e dhënë gjatë 2019. Në profilin zyrtar të klubit gjerman janë shfaqur foto me imazhe të futbollistëve të tyre, flamurin e vendit të cilin i drejtohen dhe shkrimi falenderimi në gjuhën zyrtare të po vendit që i drejtohen. Në këtë mënyrë Bayern Munich ka falenderuar edhe tifozët shqiptarë. Këtë gjë e ka bërë madje dy herë, një herë me flamurin e Shqipërisë dhe më pas me atë të Kosovës, por gjuha është e njëjtë, shqip.

Exit mobile version