Klubi gjerman, Bayern Munich, pas nënshkrimi me Sadio Manen, po kërkojnë ende përforcime në mënyrë që të jetë një nga klubet pretendente për ta fituar Champions Leaguen këtë vit.
Bavarezët po tentojnë që ta bëjnë transfertën më të shtrenjtë në histori, ku janë gati të nënshkruajnë me mbrojtësin Matthijs de Ligt nga Juventusi për 90 milionë euro.
“Zonja e Vjetër” pati deklaruar se nuk do ta lejojnë largimin e holandezit për më pak se 70 milionë euro, teksa bavarezët, sipas Gazzeta dello Sport, e kanë gati ofertën 90 milionëshe, transmeton Klankosova.tv.
Oferta përfshin 75 milionë euro fikse dhe 15 milionë të tjera bonuse, gjë që do ta bënte të vështirë transferimin nga Juventusi.