Bayerni i gatshëm t’i shpenzojë mbi 100 milionë euro për yllin e Realit

Camavinga ka qenë një nga pjesët më të gjithanshme të Real Madridit që nga ardhja e tij, duke performuar mirë në disa pozicione me kompetencë dhe karakter.

Megjithatë, e ardhmja e tij në kryeqytetin spanjoll mund të jetë e pasigurt.

Mesfushori francez ka ngjallur interes të madh nga Bayern Munich, i cili raportohet se po përgatit një ofertë afër 100 milionë eurove për të bindur “Los Blancos” që ta lënë të largohet këtë verë.

Lojtari, i cili kombinon fuqinë fizike, inteligjencën taktike dhe aftësitë teknike të shkëlqyera, përshtatet në mënyrë perfekte me planet e klubit bavarez, ku po kërkojnë të rinovojnë mesfushën dhe t’i japin asaj më shumë dinamikë.

Propozimi gjerman, përveç se është ekonomikisht i fuqishëm, është joshës edhe për shkak të rolit të premtuar për francezin – diçka që ka qenë e paqëndrueshme në Madrid për shkak të konkurrencës së fortë në pozicionin e tij.

Nga zyrat e “Santiago Bernabéut”, kjo shumë ka filluar të tingëllojë si një mundësi mëse tërheqëse.

Edhe pse Carlo Ancelotti gjithmonë ka shprehur besim te lojtari, drejtoria sportive nuk e përjashton mundësinë e konsiderimit të një operacioni të këtij kalibri nëse besojnë se kjo mund të forcojë pjesë të tjera të skuadrës.

Nga ana e tij, Camavinga nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por interesi i Bayern-it dhe mundësia për të udhëhequr një projekt të ri mund ta bëjnë të rishqyrtojë situatën e tij aktuale.

Klubi bavarez ka javë që studion mënyrën sesi mund ta përshtasë francezin si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik, duke ditur se ardhja e tij do të ishte një deklaratë e fortë në tregun evropian.

Me verën që po afron dhe merkatoja që po përgatitet të hapet, gjithçka tregon se emri i Camavingas do të jetë ndër më të përfolurit mes thashethemeve, telefonatave dhe negociatave.

Marketing