Bayerni shkatërron Bremerin, realizon 12 gola dhe siguron kalimin tutje

Skuadra e Bayernit nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj skuadrës së Bremerit duke e mposhtur me rezultat 12-0, për të siguruar kalimin në fazën 1/16 të DFB Pokal, shkruan lajmi.net.

Marketing

Maxim Choipo Moting ishte fantastik në pjesën e parë duke realizuar tre gola, ndërsa një tjetër e shënoi Jamal Musiala dhe autogol nga Warm për rezultatin e pjesës së parë 5-0.

Në pjesën e dytë vazhduan sulmet e ‘Bavarezëve’ që shënuan edhe plotë shtatë gola të tjerë.

Realizues ishin Malik Tillman, Bouna Sarr, Mickael Cuisance, Leroy Sane dhe Corentin Tolisso, Musiala shënoi sërish së bashku me Moting që ishte goli i katërt për të në këtë duel.

Një duel shumë i lehtë ky për kampionët e Gjermanisë që kalojnë në fazën tjetër me shumë lehtësi.