Baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit sigurinë dhe gatishmërinë ushtarake

Niveli i sigurisë në një bazë ajrore të NATO-s në perëndim të Gjermanisë u rrit përkohësisht për shkak të një “kërcënimi të mundshëm”, por u ul sërish të premten, tha Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO)

NATO-ja nuk e shpjegoi natyrën e kërcënimit të mundshëm kur njoftoi të enjten mbrëma për rritjen e nivelit të sigurisë në bazën ajrore në Geilenkirchen, por tha se i gjithë stafin joesencial u dërgua në shtëpi si masë mbrojtëse. Ajo tha se të gjitha operacionet vazhduan sipas planit.

Në bazën ajrore në Geilenkirchen, në afërsi të kufirit me Holandën, janë të vendosur avionët e vëzhgimit të Sistemeve të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s, të njohur si AWACS.

Në postimin e saj në X të premten, flota AWACS e NATO-s tha se niveli i sigurisë është kthyer në nivelin e mëparshëm. Ajo tha se rritja e përkohshme e nivelit të sigurisë ishte “masë paraprake”.

“Të gjitha operacionet e planifikuara janë duke u zhvilluar”, tha ajo.

Agjenci gjermane e lajmeve DPA tha se një gazetar i saj pa vetura të policisë në bazën ajrore. Policia konfirmoi praninë e saj në bazë të enjten mbrëma, por nuk dha hollësi.

Javën e kaluar, një bazë e madhe e forcave ajrore gjermane në afërsi të Këlnit u mbyll për disa orë, për shkak të frikës se furnizimi i saj me ujë ishte ndotur. Hetimi nuk gjeti prova të ndotjes.

Marketing

Këto incidente ndodhën në një kohë frike për cenueshmërinë e mundshme të infrastrukturës ndaj tentimeve të Rusisë për sabotim.

Të enjten, prokurorët në Flensburg, në veri të Gjermanisë, thanë se po hetojnë dyshimet për spiunazh që ka për qëllim sabotimin, pa shpjeguar se kush mund të jetë prapa kësaj./REL