Bazelli konfirmon lajmin e keq për reprezentuesin kosovar

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në fitoren 5-1 të Baselit kundër skuadrës Servetit, në kuadër të Superligës zvicerane.

Marketing

Zhegrova ishte titullar në këtë takim, por iu desh të largohet nga fusha në min 50′ për të marrë trajtimin mjekësor dhe u zëvendësua nga Males. Tani, Baseli ka konfirmuar që Zhegrova do të mungojë disa javë pasi ka lënduar miniskun e tij në gjurin e djathtë.

Lëndimi i kosovarit kërkon ndërhyrje përmes operacionit, të cilit do t’i nënshtrohet sot, ndërsa koha e rikuperimit të tij vlerësohet të jetë disa javore.