“Bazfid”: Maqedonia, temë e mundshme në takimin Tramp-Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin në takimin e sotëm me kolegun e tij amerikan Donald Tramp në Helsinki do të mund të ngritë pyetje për anëtaren e ardhshme potenciale të NATO-s, Maqedoninë e Veriut, publikoi Bazfid.

Marketing

Sipas gazetës, për Putinin, çdo zgjerim i NATO-s është provokim dhe Kremlini tanimë paralajmëroi se Maqedonia “me forcë është thithur në NATO”.

“Nga ana tjetër, Putini do të mund të japë ide se pranimi i Maqedonisë së Veriut do të mund t’u shkaktojë dëm marrëdhënieve amerikano-ruse. Nga ana tjetër, vendi edhe nuk është çështje aq e rëndësishme për Kremlinin.

Lidhur me këtë, edicioni e citon Maria Snegovajën nga Qendra për politika evropiane nga Uashingtoni.

“Në fakt, disa burime pro-kremliniane sugjerojnë se kjo do të mund të thotë se grupi (vende) të cilat e mbështesin Rusinë në NATO do të rritet. Për këtë arsye Kremlini nuk do ta konsiderojë (anëtarësimin e Maqedonisë) si kanosje seiroze”, thotë Snegovaja.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, “Bazfid” sot publikoi intervistë me kryeministrin Zoran Zaev për të cilin zbulon se biznesmenë pro-rusë kanë tentuar ta pengojnë vendin të hyjë në NATO kështu që kanë paguar për organizim të protestave të dhunshme në Maqedoni.

Çështje të tjera të cilat mund të vendosen në takimin e krerëve ruso-amerikan në Helsinki janë sanksionet kundër Rusisë dhe statusi i gadishullit Krime, për çka pritet riafirmim nga ana e Trampit se ky është territor ukrainas i ndërmarrë nga Rusia. Pastaj konflikti në Siri, përzierja e shërbimeve ruse të sigurisë në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, projektet energjetike me Evropën dhe çarmatimi bërthamor.

Marketing