Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski është futbollisti më i mirë i ndeshjes Maqedoni – Angli sipas vlerësimeve të dhëna nga ekspertët e BBC-së.
Të gjithë futbollistët e Maqedonisë që luajtën kundër Anglisë mbrëmë kishin koeficient mbi 5.00, përderisa Alioski ishte vlerësuar me 6.01. Te përfaqësuesja angleze me me mbi 5.00 ishin vetëm Foden, Kejn, Rajs, Pikford dhe Grilish.
Ezgjan Alioski me plotë meritë është përzgjedhur si më i miri i ndeshjes, pasi në mënyrë të shkëlqyer luajti në anën e tij të majtë ku përballë kishte yllin e Arsenalit, Bukajo Saka, i cili pothuajse nuk kishte hapësira për lojë dhe kjo ishte meritë e futbollistit shqiptar.
Ezgjan Alioski edhe për aktualisht nuk po luan në klubin arab, Al Ahli, por kjo nuk e pengon që ekipin përfaqësues të vendit të shkëlqejë për 90-të minuta.