BBC: Të rinjtë kosovarë fitojnë mijëra dollarë me ‘fake news’…

Dy javë më parë po qëndroja në një bar të errët në një qytet të vogël të Kosovës vetëm një orë larg kryeqytetit Prishtinë. Përpara meje qëndronte një fytyrë e vrenjtur i cili refuzonte të fliste përpara kamerës. Për herë të parë erdha në Kosovë një vit më parë kur po hulumtoja për mënyrën sesi pushteti po ndryshonte në epokën dixhitale. Dëgjova për fushatat Ruse dhe luftën që kishte nisur me informacionin. Por njerëzit me të cilët u shoqërova më mësuan lajmet e rreme dhe sensacionale për audiencat Perëndimore nuk shërbenin për fushatat të ngjashme me ato Ruse. Përkundrazi bëhej për para dhe ata i shpërndajnë këto lajme sepse ne i klikojmë.

Marketing

“Clickbait” ose “fake news” janë terma që zakonisht përdoren për të përshkruar materialet e rreme që qarkullojnë në ueb. Një vit më parë, Burimi më tregoi se dezinformimi por lulëzonte. “Dog Groomer i cili goditi qenin në atë mënyrë saqë kockat ju thyen ngelet jashtë burgu” ishte titulli i një lajmi. Ose “Djaloshi del nga koma pas 12 vitesh, u tregon prindërve sekretet e tyre të errëta.” Thuajse çdo gjë që përmbanin këto artikujt ishte e rremë. Disa ngjanin me lajme por qëllimi i vetëm është klikimi. Të bësh para nga interneti do të thotë të ndjekësh audiencën dhe njeriu me të cilin bisedova zotëronte dhjetëra faqe me tematike si krishterimi evangjelist deri tek destinacionet për pushime.

Pavarësisht se çfarë tematike i përkisnin, faqet kishin 90,000: 240,000; 26,000 pëlqime. Burimi mund të arrinte një audiencë ditore deri në një milion dhe këto klikime i ka shndërruar në të ardhura. Ai fitonte deri në 600 euro në ditë. Muajin e kaluar u riktheva në Kosovë së bashku me ekipin e BBC. Doja të shikoja nëse diçka kishte ndryshuar që kur Facebook nisi fushatën anti-fake news. Në të vërtetë reformat e Facebook kishin dhënë rezultat. Disa faqe ishin mbyllur dhe fitimi nga 600 euro në ditë kishte rënë në 100 euro. Në kërkim të klikimeve atyre nuk u intereson fare çfarë shpërndajnë, mund të jetë e tmerrshme, shokuese, ekzagjeruar, mund të nxisë urrejtje pak rëndësi ka, raporton PCWorld Albanian.

Marketing