BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve?

Thuhet se edicioni i katërt i BBV do të jetë ndryshe nga tre të parët, pasi do të bëjë bashkë të gjithë ish-banorët më të spikatur dhe fituesit gjithashtu.

Marketing

Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se, në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special.

“Big Brother All Stars”, do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit Big Brother 4 do të jetë një Big Brother All Stars ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.

Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.