BDI 3:1 ndaj gjithë opozitës shqiptare bashkë

Të gjitha sondazhet e shumta që janë bërë brenda këtyre ditëve ,fitues absolut e nxjerrin partinë më të madhe shqiptare BDI-në informon Tetova sot.Në vijë të kësaj është edhe një anketë tjetër më e re e bërë nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë që partinë e Ali Ahmetit e nxjerrë bindshëm fituese ndaj të gjitha subjekteve tjera shqiptare së bashku ndërsa raporti është 3 me 1 në ndërkohë që lider të pakontestueshëm dhe bindshëm ndaj të tjerëve e nxjerrin kreun integrist Ali Ahmeti .
BDI këto ditë mbajti Kongresin e Kartërt të partisë ku një tjetër mandat i dha liderit fitues të të gjitha cikleve zgjedhore te shqiptarët Ali Ahmetit.BDI poashtu në këtë Kongres solli edhe shumë figura të reja ndërsa me ngulm kërkon që zgjedhjet të mbahen më 12 Prill .Deputeti Artan Grubi tha se nuk sheh arsye për shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Madje, ai tha se BDI-ja me padurim pret 12 prillin ndërsa u shpreh i bindur në fitore të madhe .

Marketing